
Një gjykatë në San Diego të Kalifornisë shpalli të pafajshëm oficerin e Navy Seal, Edward Gallagher.
Ushtaraku i forcave speciale amerikane ishte vënë nën akuzë për krime luftë për vrasjen e një militanti adoleshent të ISIS në Irak në vitin 2017 i cili në atë kohë ndodhej në burg.
Edward Gallagher u shpall gjithashtu i pafajshëm dhe për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, por u dënua me 4 muaj burg për fotografimin e kufomës së militantit.
Një nga arsyet e lirimit të ushtarakut të lartë ishte dhe dëshmia e një infermieri i cili pranoi para gjykatës se ishte ai që kishte vrarë të burgosurin e plagosur duke i bllokuar tubin e frymëmarrjes. (A2 Televizion)