
Kandidati i Bindjes Demokratike për Qarkun e Vlorës, Ardian Kollozi, ka propozuar riformatimin e opozitës, pas humbjeve në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai propozon që një grup personalitetesh përfshirë Ridvan Boden, Arben Imamin, Dashamir Shehin, Besnik Mustafajn dhe Majlinda Bregun të bëhen bashkë dhe të hartojnë një platformë për bashkimin e së djathtës.
“Është një ftesë e bërë instinktivisht nga dikush që e njeh PD, jo nga një idealist. Ajo që dua të them është se PD dhe e djathta ka ardhur dhe ka qëndruar në pushtet vetëm në ato raste kur ka maksimalizuar individë, vektorë, aktorë, kategori shoqërore që janë djathas. Ftesa ime është instiktive dhe iu drejtohet të gjithë atyre që mendojnë njësoj dhe që unë besoj se janë shumë. Koha që e djatha të riformatohet, rithemelohet dhe kjo duhet bërë në bazë të një platforme. Të gjithë e dimë se koalicioni me LSI-në në vitin 2009 i ka bërë dëm. Koalicioni i 2017 me PS, ishte dhë më i panatyshëm. Në 2021 është e njëjta gjë. Nuk kemi pse iu falemi të tjerëve. E djathta shndërrohet bindshëm në mazhorancë.”, u shpreh Kollozi në A2. (A2 Televizion)