Komisioni i Ligjeve jep aprovimin, hapet rruga për vaksinat ruse e kineze

Nga A2 CNN
18 Mars 2021, 11:45 | Aktualitet
Komisioni i Ligjeve jep aprovimin, hapet rruga për vaksinat ruse e kineze

Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi pa debate dy aktet normative që autorizojnë qeverinë të zhvillojë negociata për blerjen e vaksinave ruse dhe kineze si edhe përdorimin e tyre në popullatë.

Sipas akteve të miratuara, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, mund të negociojnë me vende që prodhojnë vaksina të pacertifikuara nga Administrata për Ushqimin dhe Barnat të SHBA, apo nga Agjencia Europiane e Barnave, duke hequr klauzolat e mëparshme ligjore që ndalonte përdorimin e këtyre vaksinave.

A2 CNN kontaktoi me selitë diplomatike të Federatës Ruse dhe Republikës Popullore të Kinës mbi negociatat e mundshme për blerjen e vaksinave.  Ambasada kineze u shpreh e gatshme për ndërmjetësim.

 “Hyrja e vaksinës kineze në Shqipëri ka të bëjë me një sërë problemesh teknike. Në qoftë se pala shqiptare ka interes për vaksinën kineze, mund të kontaktojë direkt me kompanitë përkatëse kineze, ambasada kineze është e gatshme të japë asistencë të nevojshme”, u shpreh ambasada kineze.

https://a2news.com/2021/03/15/qeveria-lejon-perdorimin-e-vaksinave-kineze-dhe-ruse/

   E njëjta gadishmëri nuk reflektohet më nga ambasada Ruse, e cila, e pyetur nga A2 CNN nëse po ndërmjetësonte për të ndihmuar Tiranën, mohoi prerazi. “Ambasada Ruse në Tiranë nuk disponon asnjë informacion për sa i përket negociatave midis qeverisë shqiptare dhe asaj ruse. Në të njëjtën kohë, do të dëshironim të theksojmë se negociata mund të zhvillohen vetëm përmes Fondit Rus të Investimeve Direkte sepse ambasadat në këtë rast nuk janë palët kontraktuese”, ishin fjalët e tyre.

Më herët Ambasada Ruse kishte shprehur gatishmërinë të ndihmonte në këtë ndërmjetësim, por reagimi i kryeministrit Rama, që e quajti ofenduese ofertën e ardhur në mediat sociale, duket se ka sjellë edhe këtë tërheqje të përfaqësuesve të Moskës në Shqipëri. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/16/vaksinat-ruse-dhe-kineze-brataj-politika-duhet-te-lejoje-mjeket-te-vendosin-tomini-jane-hapur-kanale-komunikimi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos