Dorëzohet Trump, drejt pranimit të ujdisë me demokratët

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2019, 14:35 | Bota
Dorëzohet Trump, drejt pranimit të ujdisë me demokratët

Presidenti Trump sinjalizon se do të nënshkruajë ujdinë dy partiake për të mbajtur qeverinë të hapur, pavarësisht se nuk i pëlqen marrëveshja.

“Nuk dua të shikoj një mbyllje të qeverisë, do të ishte një gjë shumë e keqe. Vlerësoj punën e Republikanëve pasi ata luftuan kundër një të majte radikale”

Donald Trump, President i SHBA

Në Capitol Hill, ligjvënësit duken shumë të vendosur ndërsa paraqesin propozimin final.

“Maxhoranca në Dhomën e Përfaqësuesve do ta mbështesë këtë legjislacion”

Hakeem Jeffries, kongresmen demokrat

Ujdia përfshin 1,3 miliardë dollarë për barrierën kufitare, më pak se 5,7 miliardët e kërkuar nga Trump për murin. Gjithashtu është më pak se 1,6 miliardë të përfshira në propozimin e Senatit por që u refuzua nga presidenti në dhjetor. Disa republikanë i bëjnë thirrje Trump që të firmosë.

“I thashë presidenti se kjo është vetëm një paradhënie për murin. Ata thanë se nuk do t’iu jepnin para. Kështu që ne siguruam disa para”

Richard Shelby, senator republikan

Shtëpia e Bardhë nuk bën asnjë premtim në emër të presidentit Trump.

“Duam të shikojmë se si do të duket legjislacioni final. Është vështirë të thuhet nëse presidenti do ta nënshkruajë apo jo, të paktën derisa të mësojmë se çfarë përfshin"

Sarah Sanders, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë

Ndihmësit thonë se Presidenti vijon t’i mëshojë opsionit të financojë murin kufitar jashtë Kongresit, përfshirë marrjen e veprimeve ekzekutive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos