Oficerja amerikane, spiune e Iranit

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2019, 18:57 | Bota
Oficerja amerikane, spiune e Iranit

Prokurorët amerikanë kanë akuzuar ish-oficeren e Forcave Ajrore Amerikane se ka punuar si spiune e Iranit në një operacion të mirë menduar që kishte si shënjestër kolegë të shërbimeve inteligjente.

Monica Witt, e cila dezertoi në vitin 2013 dhe u largua në Iran, më parë kishte punuar edhe si oficere e kundërzbulimit amerikan. Bashkë me të janë akuzuar edhe katër shtetas iranianë, të cilët dyshohet se janë përpjekur që të instalojnë një program përgjimi në kompjuterët e kolegëve të zonjës Witt.

Sipas FBI, Witt është parë për herë të fundit në Azinë juglindore në korrik 2013. Më parë mendohej se ajo punonte si mësuese anglishteje në Afganistan apo Taxhikistan. Asaj i ishte dhënë certifikata më e lartë e sigurisë nga autoritetet amerikane ndërkohë që punonte për Forcat Ajrore në periudhën 1997-2008. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos