
Ditën e djeshme, Armenia dhe Azerbajxhani njoftuan se më shumë se 100 trupa janë vrarë në përleshjet e fundit mes dy ushtrive, në përballjen më të dhunshme mes dy vendeve që nga viti 2020, kur u rindez konflikti për rajonin e Nagorno-Karabakh.
Peshkopi i këtij territori, Abrahamyan Vrtanes, kërkoi ndihmën e shteteve europiane të krishtera, duke theksuar se bota islamike po bashkohet, ndërkohë që vendet e krishtera po qëndrojnë duarkryq.
“Turqia kërkon të na vrasë dhe shtete europiane të krishtera po qëndrojnë duarkryq. Nuk po e kuptojnë që bota islamike mund të bashkohet dhe ne do të jemi “kështjella” e fundit që do të ndalojmë avancimin”, tha peshkopi. (A2 Televizion)