Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe partia që ai drejton SNS kanë fituar bindshëm në zgjedhjet e trefishta që u zhvilluan të dielën. Nga 61% e votave të numëruara, tregohet se Vuçiç ka arritur të fitojë një mandat tjetër si president dhe SNS do të mund të drejtojë e vetme mazhorancën, që përkrah i shkon dhe fitorja në pjesën më të madhe të bashkive serbe. Edhe Viktor Orban ka siguruar mandatin e tij të katërt si kryeministër në Hungari. Të dhënat, ende paraprake, tregojnë për një fitore komode të partisë së tij Fidesz, ndërkohë që lideri i opozitës Peter Marki-zay dështoi në misionin e tij për të hequr nga pushteti liderin e djathtë, që drejton ekzekutivin nga viti 2010. Producenjta e lajmeve ndërkombëtare komenton në Ditarin e A2 CNN zhvillimet e fundit në rajon. (A2 Televizion)
Konsiderohen si “miqtë” e Putinit, Vuçiç dhe Orban fitojnë zgjedhjet në Serbi e Hungari
