Koronavirus, shtatë pozitivë te Barcelona

Nga A2 CNN
2 Qershor 2020, 12:35 | Futboll
Koronavirus, shtatë pozitivë te Barcelona

Pesë futbollistë të ekipit të parë të Barcelonës dhe dy trajnerë janë infektuar nga koronavirusi. Në këto momente, kur mbeten më pak se dy javë nga rifillimi i La Liga-s spanjolle, të gjithë të prekurit janë shëruar.

Fakti që ata u infektuan nga Covid-19, u konfirmua nga testimet e para të zhvilluara nga Liga e Futbollit, në kuadër të rinisjes së kampionatit edhe në Gadishullin Iberik. Ndërkohë, e gjithë skuadra katalanase po vijon normalisht stërvitjet, për ndeshjen e 13 qershorit kundër Majorkas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos