Turizmi po rrezikon kolapsin. Pas tërmetit të 26 nëntorit, pandemia e koronavirusit ka shkaktuar mbylljen thuajse tërësore të një prej degëve kryesore të ekonomisë shqiptare. Rezervimet janë anuluar, çka do të thotë se turizmi nuk gjeneron më të ardhura. Alarmin për krizën që ka përfshirë turizmin dhe që rrezikon edhe të ardhmen e tij e ka dhënë edhe Agjencia e Vlerësimit të borxhit “Standard & Poor’s”, që ka zhvilluar një analizë për ndikimin e pandemisë së koronavirusit në financimet e jashtme, për vendet që i kanë të bazuara këto prurje nga sektori i turizmit. Analiza tregon se Shqipëria është në mesin e 15 vendeve, që do të pësojnë humbjet më të mëdha. E ndërkaq kriza në turizmin shqiptar ka nisur dhe goditjen e parë po e marrin të punësuarit. Operatorët e tregut deklarojnë se ka filluar shkurtimi masiv i vendeve të punës, veçanërisht në jug të vendit, që është edhe destinacioni kryesor turistik shqiptar. I ftuar në A2 Business: Kliton Gërxhani, nënkryetar i Shoqatës së Tur Operatorëve (A2 Televizion)
Koronavirusi, asnjë ndihmë nga Qeveria për turizmin
