
U dënuan nga Apeli i Posaçëm si pjesë e dosjes së grupit të Bruno Çobos të cilët akuzohen se mashtruan qytetarët europianë përmes Call Center, 5 nga të dënuarat bëjnë kërkesë në Gjykatën e Posaçme për pezullim të ekzekutimit të vendimit për shkak të fëmijëve të mitur dhe kushteve familjare.
Kanë bërë kërkesë për pezullim të ekzekutimit të vendimit:
Elisa Çaçi e dënuar me 7 vite e 4 muaj burg.
Rezarta Ibrahimi 6 vite e 8 muaj burg.
Greta Pepa 6 vite e 8 muaj burg.
Antoneta Malo 6 vite e 8 muaj burg.
Silvana Veliu 6 vite e 8 muaj burg.
Në dosje janë 6 gra, ndërsa sipas informacioneve dënimi i gjykatës është ekzekutuar për 4 prej tyre. Në kërkim janë Valbona Abedinaj dhe Antoneta Malo. (A2 Televizion)