Koronavirusi, autoritetet në Kosovë në gatishmëri

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2020, 11:06 | Kosova
Koronavirusi, autoritetet në Kosovë në gatishmëri

Komiteti për Monitorimin e Sëmundjeve ngjitëse të emëruar nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë tashmë ka miratuar planin e gatishmërisë dhe reagimit për koronavirusin.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se në këtë plan parashihen me dhjetëra veprime e aktivitete ndërsektoriale që kanë të bëjnë me planifikimin dhe parandalimin; monitorimin e situatës dhe vlerësimin e rrezikut.

“Plani ka përcaktuar detyrat për secilin institucion që ka përgjegjësi në zbatimin e tij dhe parashikon reagimin për secilin skenar të mundshëm në rastet e epidemisë eventuale”, njofton Ministria e Shëndetësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos