Koronavirusi, Greqia kërkon teste negative nga udhëtarët që hyjnë nga Bullgaria

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 18:39 | Bota
Koronavirusi, Greqia kërkon teste negative nga udhëtarët që

Autoritetet greke bënë me dije se nga data 14 korrik të gjithë qytetarët që do të hyjnë në vend nga Bullgaria përmes kufirit tokësor do t’iu duhet të jenë të pajisur me rezultatet e testit anti-Covid për të cilin duhet të jenë negativ.

E gjithë kjo lëvizje vjen pasi Bullgaria shënoi një tjetër rritjes të rasteve të reja me koronavirusi, ku vetëm në 24 orët e fundit 240 persona të tjerë rezultuan të prekur nga virusi vdekjeprurës.

Bullgaria është i vetmi vend kufitar me Greqinë që i ka kufijtë e hapur për turistët, por autoritetet bëjnë me dije se tashmë janë përballur me raste të infektuarish në zonat turistike.

Rreth 90 turistë serbë u testuan gjatë kësaj jave në qytetin e Edipsos, pasi 2 udhëtarë rezultuan pozitivë me Covid.

“Relaksimi i masave mund të shënojë një ringritje të rasteve të reja”, deklaroi për mediat vendase Athanassios Tsakris, kreu i mikrobiologjisë në Universitetin e Athinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos