Koronavirusi i merr jetën truprojës së kryeministrit Conte

Nga A2 CNN
4 Prill 2020, 18:48 | Bota
Koronavirusi i merr jetën truprojës së kryeministrit Conte

Ka ndërruar jetë në një spital të Romës, zv/komisari i Policisë së Shtetit, Giorgio Guastamacchia, i cili ishte pjesë e eskortës që shoqëronte kryeministrin italian, Giuseppe Conte.

Efektivi i policisë u infektua me koronavirus disa javë më parë dhe menjëherë u shtrua në spital ku u dërgua në terapi intensive dhe u intubua.

“Ky është një moment dhimbje për të gjithë ne që e njohëm dhe të gjithë kolegët e shërbimit të mbrojtjes”, shkruan kryeministri Conte në Facebook për vdekjen e truprojës së tij.

Kreu i qeverisë italiane i shprehu ngushëllimet familjes së efektivit të policisë duke thënë se është pranë tyre në këto momente kaq të vështira. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos