Formula 1 në "bokse", ndalon prej koronavirusit

Nga A2 CNN
12 Mars 2020, 18:40 | Sporte të tjera
Formula 1 në "bokse", ndalon prej koronavirusit

Pas një mbledhjeje mes shefave të skuadrave dhe përfaqësuesve të FIA-s, u vendos që gara e Australisë, eventi hapës i Botërorit të Formula 1, të mos zhvillohet këtë fundjavë.

Vendimi erdhi pasi një mekanik i McLaren rezultoi pozitiv, me skuderinë që u tërhoq menjëherë nga gara.

Pro pezullimit të garës australiane ishte edhe kampioni në fuqi i F1, Leëis Hamilton.

“Jam shumë, shumë i habitur që ndodhemi këtu në këtë moment. Është shokuese që gjendemi në një dhomë së bashku. SHBA po anulon fluturimet për Europën, NBA po mbyll dyert, ndërsa ne po vazhdojmë”, tha ai në konferencën për shtyp. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos