Vaksina e Oksford dhe AstraZeneca do të testohet te fëmijët

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2021, 08:43 | Bota
Vaksina e Oksford dhe AstraZeneca do të testohet te fëmijët

Universiteti i Oksford dhe kompania AstraZeneca njoftuan se shumë shpejt do të nisin testimin e vaksinës së tyre kundër koronavirusit dhe te fëmijët.

Të paktën 300 vullnetarë janë regjistruar deri tani për të marrë dozën e parë në fund të muajit shkurt. Kërkuesit kanë si qëllim të zbulojnë nëse vaksina krijon një përgjigje të fortë imune te fëmijët nga 6 deri 17 vjeç.

Aktualisht, vaksina e krijuar nga Oksford dhe AstraZeneca është e dyta që po përdoret në Britaninë e Madhe pas asaj të Pfizer-BioNTech.

Personat që duan të marrin pjesë në këtë testim duhet të nënshkruajnë më para një pyetësor të shkurtër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos