Biznesi ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me ministren e Financave, Anila Denaj. A2 ka mësuar se sipërmarrja i ka dorëzuar zyrtarisht kryefinancieres një listë me 6 kërkesa, ku përfshihen që nga shtyrja në kohë e pagesës së taksave dhe procedurave e deri tek skemat kompensuese për punonjësit. Për të folur pikërisht për takimin e zhvilluar mes biznesit dhe ministres së Financave, gjendjes së sipërmarrjes përballë situatës së krijuar me koronavirusin, të ftuar në A2 Business: Mira Pogaçi, drejtore ekzekutive e Shoqatës “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë”, si dhe Edison Hoxha, drejtor i “Qendrës për punë të denjë”. (A2 Televizion)
Koronavirusi në Shqipëri, biznesi me listë kërkesash për qeverinë
