Vepra e saj i shpëton kategorizimeve tradicionale. Ajo kombinon poezinë, esenë akademike, dramën dhe kritikën në të njëjtin libër. Temat e saj qendrore sillen rreth dëshirës, dashurisë, humbjes dhe kohës. Shumë e vështirë ndonjëherë për t’u përkthyer, shkrimtarja Anne Carson, sot është shpallur nobeliste për letërsinë.
Akademia suedeze lajmëroi si çdo 8 tetor edhe këtë mesditë emrin e fituesit.
Njihet ndërkombëtarisht për gërshetimin mjeshtëror të letërsisë klasike greke me ndjeshmërinë dhe format eksperimentale moderne. Anne Carson, një shkrimtare kanadeze që këtë dekadë është lakuar mes emrave më unikë të letërsisë bahskëkohoreështë gjithashtu akademike dhe profesore e gjuhëve klasike (greqishte e vjetër dhe latinishte).
Përpara se të merrte vlerësimin maksimal me Nobel, Carson është nderuar me disa nga çmimet më prestigjioze në botë si “princesha e Asturias, çmimin ndërkombëtar PEN si dhe Eliot Prize për poezinë. (A2 Televizion)