Koronavirusi në Shqipëri, masat në karantinën pranë QSUT ku janë shtruar dy të infektuarit

Nga A2 CNN
9 Mars 2020, 12:05 | Aktualitet

Në Qendrën Spitalore Universitare është ngritur edhe karantina e parë për personat e infektuar me koronavirus në Shqipëri. Deri tani, në godinën trekatëshe pranë infektivit, janë shtruar edhe dy personat e konfirmuar të infektuar deri tani. Burime spitalore thanë për A2 se gjendja e tyre mbetet e stabilizuar dhe nuk kanë shfaqur ndërlikime. Në repartin e infektivit janë 76 deri në 80 shtretër, të gatshëm për të pritur të sëmurë të tjerë me koronavirus, nëse do të ketë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos