Koronavirusi, përshkallëzohen protestat kundër masave shtrënguese në Paris

Nga A2 CNN
22 Prill 2020, 08:28 | Bota

Kanë vijuar për të tretën natë radhazi protestat e mijërave të rinjve në rrethinat e Parisit kundër masave shtrënguese të qeverisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe dhunës së policisë për t’i zbatuar ato.

Përleshje të ashpra u regjistruan në Villeneuve-La-Garenne, Nanterre dhe Clichy ku protestuesit sulmuan me fishekzjarre dhe mjete të forta forcat e policisë. Ata thyen dhe shkatërruan gjithçka që iu doli përpara duke përfshirë këtu dhe dhjetëra makina të parkuara.

Protestat në rrethinat e Parisit nisën në fundjavë pas plagosjes së rëndë të një të riu nga një makinë policie në një pikë kontrolli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos