Koronavirusi, si po e menaxhojnë punën kompanitë?

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 18:35 | Aktualitet

Koronavirusi ka vendosur në panik shqiptarët. Ata vrapuan drejt supermarketeve për të bërë furnizime dhe për të krijuar stoqe ushqimesh, në rast të një përhapje të mëtejshme të virusit. Ndërkaq, epidemia e koronavirusit po transformon edhe tregun e punës, ku një numër gjithmonë e më i madh kompanish po u kërkojnë stafit të tyre të punojë nga shtëpia. Në Shqipëri, numri i individëve që mund të punojnë nga shtëpia është i kufizuar. Sipas INSTAT, vetëm 1 në 4 punonjës përdorin kompjuterin në detyrat e tyre, por numri i atyre që nuk kanë nevojë për të qenë fizikisht i pranishëm në ambientin e punës është shumë më i vogël. I ftuar: Vjoldi Danaj, ekspert për politikat ekonomike Ervis Mançe, ekspert për menaxhimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos