Si thuajse çdo gjë tjetër, edhe votimet, shqiptarët dhe serbët në Mitrovicë i kanë bërë të ndarë. Edhe pse në rrugët e qytetit situata ka qenë përgjithësisht e qetë, probleme janë shfaqur në disa qendra votimi, ku qytetarë të etnisë serbe janë përpjekur të votojnë me letërnjoftime serbe dhe jo dokumente të Republikës së Kosovës. Gazetarja e A2, Alba Alishani, raporton nga Mitrovica. (A2 Televizion)
Kosova zgjedh, probleme në Mitrovicë
