Vetëm 5 ditë në detyrë, Trump shkarkon zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë, Katie Zacharia

Nga A2 CNN
17 Tetor 2026, 09:18 | Bota

Vetëm 5 ditë në detyrë, Trump shkarkon

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar Katie Zacharia nga posti i zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë pas vetëm pesë ditësh në detyrë, në një emërim që, sipas CNN, u shoqërua me kritika për mungesën e përvojës dhe përgatitjes së saj.

Zacharia tërhoqi vëmendjen që në konferencën e saj të parë për shtyp, e cila zgjati 14 minuta dhe u prit me vlerësime negative. Më pas, ajo u përball me pyetje edhe për provimin e jurisprudencës, duke shtuar pikëpyetjet mbi përshtatshmërinë e saj për një nga postet më të dukshme në administratën amerikane.

Sipas disa zyrtarëve dhe këshilltarëve të Trumpit, emërimi i saj nuk kaloi përmes një procesi të mirëfilltë verifikimi.

CNN shkruan se vendimi erdhi në një moment kur Trump ishte i pakënaqur me mungesën e zërave që mbronin politikat e tij, ndërsa republikanët përballen me vështirësi përpara zgjedhjeve të mesmandatit. Presidenti kërkonte një figurë besnike që të promovonte mesazhin e tij në media.

Zacharia, e njohur për paraqitjet televizive dhe mbështetjen e fortë ndaj Trumpit, ishte propozuar vetëm pak ditë përpara emërimit. Sipas raportimit, vetë presidenti ia ofroi postin gjatë një takimi në Zyrën Ovale.

Pas shkarkimit, Trump tha se e kishte pyetur nëse kjo punë ishte e përshtatshme për të. Ndërkohë, drejtori i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung, e cilësoi raportimin si spekulim dhe deklaroi se Zacharia do të kalojë në një rol të ri në administratë.

Në një reagim në rrjetin social X, ajo e quajti nder përvojën e saj në shërbim të presidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos