
Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike dega Vau Dejës, Agim Bushati, është shprehur se pjesëmarrja e votuesve në Bashkinë Vau Dejës është shumë më e ulët se ajo çka raporton KZAZ nr. 6 në Bushat.
Sipas verifikimeve të kryera nga grupet demokrate të ngritura pranë qendrave të votimit, Bushati thote se bëhet fjalë për një manipulim të hapur me kartat e identitetit.
Ndërkohë, nga të dhënat e deritanishme, pjesëmarrja e votuesve në Bashkinë Vau i Dejës është 6%. (A2 Televizion)