Mesazhe paqeje dhe gëzimi erdhën edhe nga Kosova, ku mesha qendrore e Krishtlindjeve u mbajt në katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ju drejtua qytetarëve më mesazhin për të kryer vepra të mira e për të përcjellën më shumëdashuri për Zotin. Sipas tij, shoqëria do të ishte më e mirë dhe nuk do të kishte mosmarrëveshje po të ishte e bashkuar. “Po ta arrinim këtë nivel feje dhe mundësi shenjtërimi, jeta jonë do të ishte krejt ndryshe. Nuk do të kishim konflikte dhe mosmarrëveshje edhe mes atyre që mbartin përgjegjësi publike dhe pushtete politike”, shtoi ipeshkvi. (A2 Televizion)
Krishtlindja në Kosovë, mesazhe paqeje në katedralen e Prishtinës
