Firmosi marrëveshje me Hoxhën, ministri Sa'ar: Shqipëria është një mike e vërtetë e Izraelit

Nga A2 CNN
12 Tetor 2026, 12:44 | Politikë

Firmosi marrëveshje me Hoxhën, ministri Sa'ar: Shqipëria

Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa'ar, tha se marrëveshja e nënshkruar me homologun shqiptar, Ferit Hoxha, krijon më tepër mundësi për kompanitë e të dy vendeve.

“Vizitë e rëndësishme zyrtare në Shqipëri, e cila nisi me një takim me homologun tim, ministrin e Jashtëm, Ferit Hoxha, dhe me nënshkrimin e një marrëveshjeje të zgjeruar bashkëpunimi, që do të krijojë shumë mundësi biznesi për kompanitë izraelite dhe shqiptare”, shkroi Sa’ar në X.

Ai risolli edhe një herë në vëmendje strehimi e shpëtimin e hebrenjve në vendin tonë gjatë periudhës së Luftës II Botërore. “Do ta kujtojmë gjithmonë shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Holokaustit. Shqipëria është një mike e vërtetë e Izraelit, që qëndron vazhdimisht në krah të tij”, shtoi ministri. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos