Nuk respektojnë rregullat, Policia gjobit këmbësorët

Nga A2 CNN
12 Tetor 2026, 13:31 | Kronikë

Policia Rrugore ka gjobitur 78 këmbësorë gjatë 24 orëve të fundit pasi nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit, raporton A2 CNN.

“Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë vijuar kontrollet në terren, me fokus evidentimin dhe ndëshkimin e këmbësorëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Gjatë 24-orëve të fundit, janë vendosur 78 masa administrative ndaj këmbësorëve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, tha policia.

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri nga ana e këmbësorëve, duke respektuar sinjalistikën rrugore, përdorur vendkalimet e përcaktuara dhe shmangur kalimin e rrugës në vende të palejuara.

Kontrollet do të vijojnë në funksion të rritjes së sigurisë rrugore dhe mbrojtjes së jetës së të gjithë përdoruesve të rrugës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos