Kriza në Venezuelë, Pence takon Guaidon: Keni 100% mbështetje nga SHBA

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2019, 21:35 | Bota
Kriza në Venezuelë, Pence takon Guaidon: Keni 100% mbështetje nga

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence është takuar me liderin e opozitës së Venezuelës, Huan Guido gjatë një vizite në Kolumbi.

Numri dy i Shtëpisë së Bardhë dërgoi një mesazh në emër të presidentit Trump: “Guaido ka 100% mbështetje nga SHBA si president i Venezuelës”.

Ndër të tjera Pence dënoi dhunën e ushtruar nga besnikët e Nikolas Maduros ndaj qytetarëve dhe ofroi mbështetje deri në rikthimin e lirisë dhe demokracisë në vend.

Ndërkohë, situata vijon të tensionohet në Venezuelë, ku dhjetëra ushtarë kanë dezertuar. Takimi në Kolumbi mes Pence dhe Guaidos erdhi mes spekulimeve në rritje se administrata Trump mund të përdorë forcën për rrëzimin e Maduros.

Këto zhvillime erdhën pas përleshjeve të dhunshme gjatë fundjavës, ku të paktën 4 persona u vranë dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos