
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti amerikan, Joe Biden, kanë "pranuar në parim" të takohen në një samit, të propozuar nga homologu i tyre francez, Emmanuel Macron.
Ky samit, i parashikuar të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur, do të zhvillohet vetëm nëse Rusia nuk pushton Ukrainën, duke parë që shërbimet sekrete amerikane paralajmërojnë sulmin ndaj këtij vendi nga ora në orë.
Ishte Elysée që e shpalli lajmin, duke shpjeguar se samiti do të shtrihej më pas për të gjitha palët e përfshira dhe do të fokusohej në "sigurinë dhe stabilitetin strategjik në Evropë".
Përgatitjet për takimin SHBA-Rusi, do të fillojnë këtë të enjte. (A2 Televizion)