Tensionet në lindje të Ukrainës, raketa mortaje pranë ekipit të CNN dhe ministrit

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2022, 11:55 | Bota
Tensionet në lindje të Ukrainës, raketa mortaje pranë ekipit

Armëpushimi në Lindje të Ukrainës ka rënë plotësisht. Një ekip i CNN dhe gazetarë të tjerë ndërkombëtarë, të shoqëruar nga ministri i brendshëm, gjatë një turi në frontet e luftës, u qëlluan me armë zjarri dhe raketa mortaje gjatë ditës së sotme. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua.

Ministri i brendshëm, Denis Monastriski, dhe gazetarët u detyruan të gjenin strehim për t’u mbrojtur nga të shtënat me raketa mortaje që ranë fare pranë tyre. Ata qëndruan në një bunker në rajonin e Donjeckut.

Ushtria ukrainase tha se ka regjistruar 70 raste të shkeljes së armëpushimit nga separatistët që nga orët e para të së shtunës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos