Kryebashkiak për herë të shtatë: Gara për Maliqin, Topçiu përballë mjekut demokrat  

Nga A2 CNN
3 Maj 2023, 22:02 | Politikë
Kryebashkiak për herë të shtatë: Gara për Maliqin,

Maliqi thyen rekordin për kryebashkiakun më jetëgjatë ne drejtimin e qytetit. Socialisti Gëzim Topçiu drejton bashkinë prej 6 mandatesh radhazi dhe në 14 maj synon të shtatin.

Në një intervistë për A2 ai thotë se nuk është mërzitur nga kjo punë. Ai i quan të mëdha ndryshimet në infrastrukturën e Maliqit dhe furnizimin me ujë, pastrimin e qytetit por thotë se ka ende punë për të bërë.

Kur i pyet banorët e kësaj bashkie nuk shprehin ankesa madhore. Ata hedhin ide se çfarë mund të bëhet më mire dhe si tek çdo bashki tjetër theksin e vënë tek punësimi për të mos u larguar të rinjtë nga zona.

Përballë Gëzim Topçiut garon demokrati Alfred Gega nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.  

I kontaktuar nga A2 CNN kandidati demokrat, me profesion mjek, refuzoi daljen në media për të treguar alternativën dhe programin e tij. 

Kryebashkiaku socialist thotë se rivali demokrat i druhet betejës. Vet është i sigurt për fitore të thellë edhe në mandatin e shtatë. 

Sipas të dhënave nga gjendja civile bashkia e Maliqit numëron një popullsi mbi 64 mijë banorë dhe në listën e zgjedhësve figurojnë 48 mijë votues. Bujqësia dhe blegtoria janë shtyllat kryesore ku familjet mbështeten për të siguruar jetesën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos