Kryemadhi: Pjesëmarrja ekstremisht e ulët, fitore e popullit shqiptar. Bye, bye Edi!

Nga A2 CNN
30 Qershor 2019, 20:19 | Politikë
Kryemadhi: Pjesëmarrja ekstremisht e ulët, fitore e popullit shqiptar.

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi reagoi në Facebook pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit, duke e konsideruar ditën e sotme si “fitore për demokracinë shqiptare”.

“85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën. Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare! Pjesëmarrja ekstremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve”, shkruan Kryemadhi në rrjetin social.

“P.S: Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye Edi”, shtoi Krymadhi në postimin e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos