Kryeminsitri Rama mblodhi në kryeministri gjithë kryebashkiakët e bashkive në vend, për t'i folur mbi problematikat e sektorit të furnizimit me ujë. Rama kritikoi drejtuesit vendorë për arkëtimet e ulëta, ndërsa paralajmëroi skanim të burimeve njerëzore në ndërmarrjet e ujësjellësve në rrethe. Si rrallëherë e pranishme në takimin e kryeministrit me kryebashkiakët ishte dhe Voltana Ademi. Jashtë mbledhjes, ajo deklaroi për mediat se nuk ka marrë asnjë investim nga qeveria, ndërsa shtoi se menaxhimi i ujësjellësit në Shkodër, është në gjendje të kënaqshme. (A2 Televizion)
Kryeministri kritikon kryebashkiakët për ujin: Ne rrisim investimet, ju rrisni humbjet
