
Një byzylyk historik, i zbukuruar me një safir gjigant që dikur ishte pjesë e koleksionit të xhevahireve të kurorës perandorake ruse, është shitur për 4.9 milionë dollarë në një ankand të Sotheby’s në Gjenevë të Zvicrës.
Safiri në formë jastëku, me peshë 197.80 karatë, është vendosur në një byzylyk diamanti të krijuar nga shtëpia e famshme e bizhuterive Cartier. Çmimi i shitjes arriti në 4.1 milionë franga zvicerane, duke tejkaluar ndjeshëm vlerësimin paraprak prej 850 mijë deri në 1.7 milionë frangash.
Safiri i përkiste koleksionit të familjes Romanov, dinastia e fundit perandorake ruse, e cila mori fund në vitin 1917 pas abdikimit të Car Nikollës II. Guri i çmuar shfaqet edhe në një fotografi historike të vitit 1883, në veshjen e perandoreshës Maria Feodorovna, nënës së Nikollës II.
Pas Revolucionit Rus, xhevahiret e familjes u shitën nga sovjetikët në vitet 1920. Në vitin 1927, safiri u ble nga koleksionistja Ganna Walska. Në vitin 2015, Cartier e vendosi atë në byzylykun që u shit në ankandin e fundit. (A2 Televizion)