16-vjeçari Alex Williams ishte në pushimin e drekës pranë shkollës në Yorkshire së bashku me një shokun e tij kur një person agresiv i panjohur iu afrua dhe nisi ta kërcënonte se do ta godiste me thikë.
Por nuk zgjati shumë, edhe pse vetëm 16 vjeç Alex reagoi menjëherë dhe e hodhi menjëherë në tokë. Jo rastësisht, pasi ai është kampion bote në mundje, në stilin Jiu Jitsu.
Pasi përfundoi për herë të dytë në tokë, agresori u largua, ndërsa Alex kuptoi se ai e kishte kafshuar në vesh, duke i shkaktuar gjakderdhje. Sapo video është publikuar në rrjetet, ajo është parë me miliona herë.
“Ai më sulmoi dhe unë mbrojta veten. Zgjodha të luftoj dhe atë veprim e kam bërë me mijëra herë në stërvitje”, tha 16-vjeçari, i cili njoftoi menjëherë policisë pas ngjarjes. “Isha i shqetësuar, pasi ai më tha se kishte thikë dhe mund të më kishte goditur, por reagova shpejt”, shtoi Alex.
Për ngjarjen reagoi edhe trajneri profesionist i arteve marciale Alex Enlund, i cili vlerësoi adoleshentin, ndërsa u bëri thirrje prindërve që të aktivizojnë fëmijët e tyre në artet marciale. (A2 Televizion)