Kushtet e jetesës në burgun famëkeq të Spaçit

Nga A2 CNN
23 Maj 2023, 09:05 | Aktualitet

Ditën e dielë është përkujtuar 50-vjetori i revoltës së të burgosurve politikë të Spaçit, që u zhvillua më 21 maj të vitit 1973. Por, si ishte i ndërtuar ky burg? Si e kalonin kohën të burgosurit, me tauletet pa dyer dhe pa ujë, dushet me ujë të ftohtë, puna e vështirë në minierë e të tjera si këto, janë detaje që po njihen tani nga shumë njerëz. Përmes skicave të realizuara nga kujto.al do të jemi sot në program me kuratoren e eskpozitës Admirina Peçi. U thelluam te kjo temë me Jonila Godolen, për të zbuluar punën që po bëhet për të njohur si duhet krimet e komunizmit. A po marrin ish të bugorusit politikë apo familjarët e tyre shpagimin për vuajtjet që kaluan gjatë regjimit komunist? A është pastruar politika nga e kaluara komuniste dhe pse ish-zyrtarë koministë ende janë pjesë e sistemit? (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos