
Ka nisur rreth orës 13:00 përplasja mes studentëve dhe policisë, në Ministrinë e Arsimit.
Protestuesit kanë nisur sulmet me gurë ndaj efektivëve të policisë, ndërsa këta të fundit janë përgjigjur me gaz lotsjellës për t’i shpërndarë, shkruan A2.
Autoboti dhe 3 furgonë policie nisën menjëherë avancimin, duke bërë që studentët të tërhiqen drejt qendrës. (A2 Televizion)