Përplasje mes policisë dhe protestuesve në qendër, disa të shoqëruar

Nga A2 CNN
19 Tetor 2026, 15:17 | Aktualitet

Policia është përplasur me protestuesit e rinj në qendër të Tiranës pasditen e të hënës, ku dhjetëra persona u shoqëruan nga efektivët. Protestuesit ishin mbledhur pranë Tajvanit, por Policia nisi t’i rrethonte, duke mos i lënë të afroheshin te Kryeministria.

Pas gazit lotsjellës dhe ujit nga autoboti, efektivët u janë afruar të rinjve dhe kanë ndaluar shumë prej tyre, ndërsa të tjerëve u kanë kontrolluar çantat për të parë nëse kishin mjete të ndaluara.

Përplasje mes policisë dhe protestuesve në qendër, disa

Gjatë ditës ka pasur disa episode të ngjashme, disa herë edhe të dhunshme. Më parë, protestuesit thyen derën e hyrjes së publikut të Gjykata e Apelit.

Policia ka shtuar numrin e furgonave dhe efektivëve të përfshirë në kontrollimin e turmës, duke mos i lejuar të grumbullohen.

Përplasje mes policisë dhe protestuesve në qendër, disa

Protestat kanë nisur javën e kaluar, fillimisht te Ministria e Arsimit, e më pas janë përhapur në të gjithë qytetin, duke u bërë më të dhunshme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Dhjetëra të rinj dhe jo vetëm janë arrestuar gjatë këtyre ditëve.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama, ndërsa ky i fundit akuzoi të hënën se ata frymëzohen nga ANTIFA dhe nuk kanë lidhje me studentët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos