Ambasada Amerikane apel KLGJ: Caktoni kandidatët më të mirë që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Gjykatën e Lartë

Nga A2 CNN
3 Qershor 2021, 11:46 | Aktualitet
Ambasada Amerikane apel KLGJ: Caktoni kandidatët më të mirë

Ambasada Amerikane ka nxitur Këshillin e Lartë Gjyqësor që të përfundojë procedurat për vlerësimin dhe të caktojë kandidatët më të mirë të verifikuar që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Gjykatën e Lartë.

Sipas kryediplomates, sapo Këshilli ta bëjë këtë, kjo do të hapë rrugën për udhëtimin e Gjykatës së Lartë drejt majës së malit.

"Një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale është një hap që duhet ta ndërmerrni për të vazhduar ngjitjen e malit. Ju po lëvizni në drejtimin e duhur, por unë e nxis Këshillin e Lartë Gjyqësor që të përfundojë procedurat për vlerësimin dhe të rendisë e caktojë kandidatët më të mirë të verifikuar që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Gjykatën e Lartë. Sapo Këshilli ta bëjë këtë, kjo do të hapë rrugën për udhëtimin e Gjykatës së Lartë drejt majës së malit. Majën mund ta arrini vetëm nëse punoni së bashku", shkruan ambasada në Twitter. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/03/gjykata-e-larte-hap-procedurat-per-3-vende-vakante-ne-kushtetuese/

A2 CNN Livestream

Latest Videos