Larg Shtëpisë së Bardhë por pranë familjes, Ivanka Trump në parkun e aligatorëve

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2021, 10:46 | Lifestyle

Ivanka Trump, e bija e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, e kaluan pasditen e së dielës me tre fëmijët e tyre në Everglades Holiday Park në Floridan Jugore.

Parku i aligatorëve ndodhet rreth një orë larg nga apartamenti i tyre luksoz në Miami, në një nga ndërtesat më të kërkuara të qytetit para oqeanit.

Ish-këshilltarët presidencialë dhe fëmijët e tyre u fotografuan duke shëtitur në park, përpara se të hipnin në bordin e një anijeje për një tur privat.

Ivanka dhe Jared u larguan nga Uashingtoni pas humbjes së Trump në zgjedhjet presidenciale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos