Leao shkruan historinë e derbit milanez

Nga A2 CNN
4 Shtator 2022, 10:31 | Futboll
Leao shkruan historinë e derbit milanez

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, me dygolëshin e tij në derbin e fituar 3-2 ndaj Interit, ka shkruar historinë e kësaj ndeshjeje të madhe të futbollit italian dhe jo vetëm.

23-vjeçari, i cili u shpall lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Serinë A, është bërë futbollisti i parë portugez që shënon në derbin e Milanos.

Leao barazoi rezultatin në 1-1 me një goditje perfekte me të majtën, ndërsa në pjesën e dytë shënoi golin e tretë duke lënë pas të gjithë mbrojtjen e Interit, me një aksion personal fantastik.

Pas ndeshjes, trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e vlerësoi kështu talentin e sulmit kuqezi: “Leao ka talent dhe është shumë i zgjuar. Të rinjve u duhet dhënë kohë për t’u rritur dhe liri për të gabuar. Ne përpiqemi që ta vendosim në kushtet e duhura. E kemi armë, por nuk është arma jonë e vetme. Rafa ka një sjellje që duket si indiferente, por është djalë që të dëgjon. Nuk duhet të kënaqet me kaq sepse me talentin që ka mund të ngjitet shumë lart”. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=-kBldK__TVc

A2 CNN Livestream

Latest Videos