Legjenda e Milanit dhe djali e tij, me koronavirus

Nga A2 CNN
21 Mars 2020, 20:48 | Futboll
Legjenda e Milanit dhe djali e tij, me koronavirus

Klubi i Milanit ka konfirmuar përmes një deklarate për mediat se drejtori teknik dhe legjenda e klubit, Paolo Maldini, ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Sipas njoftimit, Maldini kishte mësuar se kishte pasur kontakte me një person të infektuar dhe pasi kishte shfaqur simptoma kishte kryer edhe testin, rezultatet e të cilit dolën pozitive. Milani gjithashtu njoftoi se edhe djali i tij, Daniel, sulmues i skuadrës së të rinjve, ka rezultuar pozitiv.

“Paolo dhe Daniel janë në gjendje të mirë dhe kanë kaluar dy javë në izolim siç parashikohet nga protokollet mjekësore”, thuhet në njoftimin e klubit. “Periudha e izolimit do të zgjatet deri në shërimin e plotë të të dyve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos