Lenjani firmos me klubin e ri

Nga A2 CNN
10 Qershor 2022, 08:25 | Futboll
Lenjani firmos me klubin e ri

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, është prezantuar të enjten si lojtari më i ri i Umraniyespor, në Turqi.

32-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi dhe për një tjetër vit me klubin turk, ndërsa ka hedhur firmën në zyrat e klubit.

Umraniyespor ka siguruar ngjitjen në elitë në këtë edicion dhe po përforcon radhët e tij me elementë cilësorë, për të garantuar një pjesëmarrje sa më të mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos