Lideri Suprem i Iranit: Biden dhe Trump po dëmtojnë reputacionin e Amerikës

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 15:53 | Bota
Lideri Suprem i Iranit: Biden dhe Trump po dëmtojnë reputacionin e

Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, akuzoi Joe Biden dhe Donald Trump se kanë dëmtuar reputacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarata e së martës është një nga rastet e rralla kur Lideri Suprem kritikon amerikanët.

“Dy presidentët amerikanë, i tanishmi dhe i mëparshmi, janë bashkuar për të njollosur imazhin e Shteteve të Bashkuara... Secili në mënyrë të ndryshme”, tha Khamenei, pa e shtjelluar mendimin.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara rinisën bisedimet në Vjenë të martën, për të “ringjallur” marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, të cilën presidenti Donald Trump e anuloi në vitin 2018.

Por ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se bisedimet kanë hyrë në fazën e fundit, zyrtarët iranianë kanë deklaruar se disa pjesë të kërkesave të tyre për heqjen e sanksioneve nuk janë marrë në shqyrtim gjatë bisedimeve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/22/hakmarrja-eshte-e-pashmangshme-ajatollahu-shenjestron-trump-tani-qe-nuk-eshte-me-president-i-shba/
https://a2news.com/2019/06/24/trump-shenjestron-liderin-suprem-ali-khamenei/

A2 CNN Livestream

Latest Videos