Në gjirin e Vlorës, ulet sasia e peshkut dhe zhduken “speciet autoktone”

Nga Gazment Janku
30 Tetor 2026, 14:10 | Aktualitet

Vit pas viti, sasia dhe llojet e peshqve që kanë pasur habitat Gjirin e Vlorës po pakësohen gjithnjë e më shumë, deri në zhdukjen e disa specieve.

Këtë fenomen e konstatojnë peshkatarët, të cilët janë dëshmitarë të ndryshimeve që po ndodhin në det dhe që, sipas tyre, duhet të tërheqin vëmendjen e institucioneve përgjegjëse.

Duke e parë këtë situatë si një fenomen që mund të jetë i pakthyeshëm, peshkatari u bën apel kolegëve të tij të mendojnë për ndryshimin e profesionit, pasi peshkimi po bëhet gjithnjë e më pak i mjaftueshëm për të siguruar të ardhurat e nevojshme.

Ndërkohë, krahas rënies së sasisë së peshkut, peshkatarët kanë vënë re edhe shfaqjen e disa specieve që më parë nuk janë parë në brigjet e Jonit ose kanë qenë shumë të rralla, siç janë fokat dhe peshkaqenët. Këto ndryshime konsiderohen si tregues të ndryshimeve që po pëson ekosistemi detar.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos