Mazhoranca ka draftuar nismën ligjore për Presidentin. Në draftin me 45 nene shumica thotë se nuk cenohen kompetencat e Presidentit të Republikës. Sipas saj, ligji cakton qartë detyrat e kreut të shtetit me qëllim shmangien e konflikteve institucionale. Më kryesoret janë çështja e shkarkimit të presidentit, caktimit të datës së zgjedhjeve, emërimit të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese, çështje këto që kanë ngjallur debat mes mazhorancës dhe presidentit gjatë vitit të fundit. (A2 Televizion)
Ligji për presidentin, mazhoranca harton draftin me 45 nene
