Vrasja e gjyqtarit Kalaja, kalon për gjykim dosja ndaj Elvis e Gjon Shkambit

Nga Armand Bajrami
16 Nëntor 2026, 19:12 | Kronikë

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, kalon për gjykim dosja ndaj Elvis e Gjon

Gjykata e Tiranës vendosi të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të Elvis e Gjon Shkambit, të akuzuar për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja.

Për ngjarjen e ndodhur më 6 tetor 2025 Elvis Shkambi do të gjykohet për “vrasje të funksionarëve publikë”, “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kundër palëve ndërgjygjëse, mbetur në tentativë dhe për “armëmbajtje pa leje”.

Xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, që e kishte në krah kur ai hapi zjarr drejt gjyqtarit, do të gjykohet për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”. I bashkëpandehuri i tretë i dosjes është Banush Koxha, ish-punonjës sigurie në Apel, do të përballet në gjyq me akuzëne “shpërdorimit të detyrës”.

 Gjyqtari Kalaja u qëllua brenda sallës së gjyqit, pak caste pasi kishte shpallur një vendim për një cështje pronësie, ku vendosi në kundërshti me pretendimet e Gjon e Elvis Shkambit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos