Limuzina më e shpejtë në botë del në shitje

Nga A2 CNN
26 Gusht 2020, 21:17 | Teknologji

Limuzina më e shpejtë në botë, që arrin nga 0 në 100 km/h për 6 sekonda, ka dalë në shitje për 230 000 euro në Australi.

Ferrari 360 Modena, limuzina e prodhuar në vitin 2003, por që ka marrë formën e sotme në vitin 2012, ka hyrë në librin e rekordeve Guinness si limuzina më e shpejtë në botë dhe si Ferrari më i gjatë në botë.

Mendohet se ky Ferrari, që mund të mbajë 10 persona, arrin një shpejtësi maksimale prej 267 km/h. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos