Ilir Meta e cilësoi si një goditje fatale për Sistemin e Drejtësisë vendimin për të Liruar nga qelia ish-deputetit socialist Alqi Bllako i akuzuar si pjesë e asaj që njihet si afera e inceneratorëve. Sipas kryetarit të Partisë së Lirisë, lirimi i Bllakos është urdhëruar nga Kryeministri Rama. Meta kërkoi sinkronizimin e të gjithë aktorëve opozitarë për të larguar nga pushteti atë që e cilëson si sekt të Rilindjes. (A2 Televizion)
Lirimi i Alqi Bllakos, Meta: Goditje fatale për sistemin e drejtësisë me porosi të Ramës
