Liverpool drejt titullit, çmenduri me biletat

Nga A2 CNN
28 Janar 2019, 16:51 | Futboll
Liverpool drejt titullit, çmenduri me biletat

Mund të jetë dëshira e madhe për të festuar, apo ndoshta edhe ankthi për titullin që mungon prej 29 vitesh. Liverpool mund të fitojë Premier League për herë të parë prej vitit 1990.

Ecuria fantastike e skuadrës së Jurgen Klop ka bërë që tifozët të nisin garën për një biletë për ndeshjen e fundit të edicionit, edhe pse mbetet ende gjysma e kampionatit për t’u luajtur. Ky duket se është viti i duhur për të festuar, pas zhgënjimit në 2014-ën, kur gabimi i ish-kapitenit Steven Gerrard ndaj Chelsea-t u kushtoi kreun dhe e mbyllën sezonin pas Mançester City.

Tifozët në Liverpool po përgatiten për festë, duke bërë që çmimet të arrijnë shifra të frikshme. Deri më tani, një biletë për ndeshjen e fundit në “Anfield Road” ndaj Wolverhampton të kushtojë plotë 8 mijë euro. Biletat kanë dalë në shitje në disa faqe të specializuara. Një shifër jashtë çdo logjike, pavarësisht rëndësisë që titulli ka për Liverpool. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos