Lufta ndaj ISIS, kurdët bashkohen me koalicionin e drejtuar nga SHBA

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2019, 13:19 | Bota
Lufta ndaj ISIS, kurdët bashkohen me koalicionin e drejtuar nga SHBA

Forcat kurde iu bashkuan koalicionit të drejtuar nga SHBA për të luftuar së bashku enklavën e fundit të mbetur të luftëtarëve të ISIS në Sirinë lindore.

Territori i fundit i kontrolluar nga luftëtarët e të ashtuquajturit Shteti Islamik, është një qytet i vogël, por drejtuesit e koalicionit njoftuan se rezistenca është e vakët dhe tanimë shumica e drejtuesve të tyre kanë filluar të vetëdorëzohen.

Banorët e zonës ndërkohë e kanë lënë qytetin më herët dhe nga të dhënat besohet se aty kanë mbetur rreth 500 luftëtarë të ISIS që mbahen si më të përbetuarit.

Gjithsesi, edhe me mposhtjen e kësaj enklave komandantët e forcave të koalicionit shprehen se ISIS nuk mposhtet totalisht pasi mund të ekzistojnë celula të fshehura jo aktive për momentin në të tjera qytete që thjesht po presin momentin e duhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos